Lista Serbe sulmon opozitën në Serbi: Skena të kopjuara nga Albin Kurti, aleati i tyre

Lista Serbe – partia degë e SNS-së së Aleksandr Vuçiqit në Kosovë – ka sulmuar opozitën serbe pas trazirave në Kuvendin e Serbisë, se “kanë kopjuar Albin Kurtin” dhe se e “e kanë aleat Albin Kurtin”,.

Mes tjerash, Lista Serbe shkruan se serbët e Kosovës “e mbështesin plotësisht Aleksandar Vuçiqin”.

“Skenat dhe drejtimet e turpshme të kuazi opozitës në Kuvendin e Serbisë janë kopjuar nga pitosi i tyre Albin Kurti i cili erdhi në pushtet në Prishtinë me dhunë (…)

Duke mos dashur të fshehë aleancën me Kurtin, opozita e sotme ka bërë të pamundurën për të lumturuar Kurtin dhe regjimin e tij të mundur me tymnajë kuqezi”, ka shkruar Lista Serbe.