Lista Serbe rikthen pushtetin në veri, kryetarët e katër komunave zotohen se do të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës

Lisat Serbe nga sot e rikthyer pushtetit në komunat veriore të Kosovës.

Përmes seancave konstituive të thirrura sipas ligjeve të Kosovës, kryetarët e katër komunave veriore që vijnë nga ky subjekt politike e kanë dhënë betimin.

Kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit, dhe Zubin Potok janë zotuar se do të iu shërbejnë qytetarëve të këtyre komunave dhe do të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Pas ceremonisë së betimit, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milovi, ka thënë se përpara ka shumë sfida.

Ai është zotuar se do ta ruajë paqen dhe sigurinë në komunë.

“Pas 3 viteve kjo ditë është solemne. Kuvendi po merr përfaqësuesit legjitim në kuvend. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë qytetarët tanë që kanë dhënë për neve. Periudha para nesh nuk do të jetë e lehtë, do të jetë me sfida. Të ruajmë së paku paqen dhe sigurinë në hapësirën e komunës. Çdo familje që banon në Zveçan të ndihet e sigurt”, ka thënë Miloviq.

Ai është zotuar se do të bashkëpunojë me institucionet qendrore të Kosovës.

“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR, me EULEX, me OSBE, me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka theksuar ai.

Edhe kryetari i Komunës së Zubin—Potikut, Milosh Peroviq, e ka dhënë betimin e tij.

Ai është zotuar se do t`i ushtroi me përgjegjësi kompetencat e tij,.

“Unë si kryetar Millosh Peroviq deklaroj së do të kryej detyrat e mia dhe ushtroj kompetencat e mia me nder dhe besnikëri në mënyrë që të krijoj kushte për jetë në Komunën e Zubin Potokut te sigurt dhe të qetë. Si kryetar falënderoj të gjithë na presin plane të vazhdueshme të komunës”, ka thënë ai, raporton EO.

Betimin sipas ligjeve të Kosovës e ka dhënë edhe kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic.

Në adresimin e tij, ai është zotuar se do të punojë për interesin e qytetit të Mitrovicës së Veriut.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Zoran Todiq.

Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023.

Kjo kishte ndodhur pasi Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet.

Largimi i serbëve të veriut nga institucionet lokale ishte si pasoj e disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat ishin kundërshtuar dhe nga bashkësia ndërkombëtare.