Qeveria Hoti do të eliminojë “masat e reciprocitetit” me Serbinë, të vendosura nga kryeministri në largim Albin Kurti.
Kjo është thënë nga Lista Serbe, në një njoftim për shtyp, shkruan Agenzia Nova, transmeton Indeksonline.
Lista Serbe përsëriti mbështetjen e saj për ekzekutivin e ri me qëllim “mbrojtjen e interesave të popullit serb”.
Në qeverinë e re, ata u zotuan se do të punojnë për të hequr të gjitha pengesat sa më shpejtë të jetë e mundur, për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe për avancimin e të drejtave serbe.