Lista “Ideal” e themeluar nga Bekim Jashari i bashkohet koalicionit AAK-Nisma, Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari dhe aktualisht e udhëhequr nga Gjeneral Nuredin Lushtaku, i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, transmeton Fokusi.info.

Gjeneral Lushtaku, një luftëtar i orëve të para të lirisë dhe bartës i funksioneve të shumta pas luftës, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, si dhe kandidat i koalicionit për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet komunale.

“Kështu bëhemi bashkë për Kosovën Fituese,” deklaroi Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për një të ardhme më të mirë për Kosovën.