Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit. Arsyeja? Ai ka shumë lëvizje në dorë, kryesisht largime.
Sipas El Mundo Deportivo, katalanasit po bëjnë gati shitje ose largime me parametra zero. Emrat e parë në listë janë Oriol Romeu dhe Inaki Pena.
Hansi Flick nuk i ka në plan dy lojtarët e lartpërmendur, por mbetet i hapur edhe për largime të tjera. Sigurisht, nëse ndokush ka oferta speficike.
Nëse ndodh që kanë treg, pritet të largohen edhe Marc-Andre ter Stegen, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen.
The post “Lista e zezë”, Barcelona ka 5 emra gati për t’i larguar appeared first on Telesport.