Lista e rekordeve të UEFA-s pa Mesin e Ronaldon

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy emrat që dominojnë botën e futbollit për më shumë se një dekadë.
Argjentinasi dhe portugezi kanë qenë thjeshtë të pakrahasueshëm me pjesën tjetër të lojtarëve, duke garuar vetëm me njëri tjetrin për secilin trofe individual.
Duke filluar nga Topi i Artë, të cilin e kanë fituar për 10 vite radhazi, e deri tek realizatorët e vitit, ata kanë qenë liderë në secilën kategori gjatë këtyre viteve.
Por, si do të ishte lista e rekordeve në garat e UEFA nëse dyshja nuk do të luanin futboll?
Më poshtë e keni listën e publikuar nga UEFA. Do të habiteni me disa emra.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve:
Siç është tani: Ronaldo (122)
Si do të ishte: Raul Gonzalez (71)
Më së shumti sezone si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve:
Siç është tani: Ronaldo (6)
Si do të ishte: Van Nistelrooy, Lewandowski (3)
Më së shumti gola brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve:
Siç është: Ronaldo (2013/14) 17 gola
Si do të ishte: Van Nistelrooy, Mario Gomez (2002/03) nga 12 gola
Më së shumti Topa të Artë:
Siç është: Messi dhe Ronaldo (5)
Si do të ishte: Michel Platini, Johan Cruyff, Van Basten (3)
Më së shumti hat trike në Ligën e Kampionëve:
Siç është: Messi (8)
Si do të ishte: Inzaghi, Luiz Adriano (3)
Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve që nga 2007:
2007/08: Torres, Drogba, Gerrard (6 goals)
2008/09: Gerrard, Klose (7)
2009/10: Olić (7)
2010/11: Gomez, Eto’o (8)
2011/12: Gomez (12)
2012/13: Lewandowski (10)
2013/14: Ibrahimović (10)
2014/15: Neymar (10)
2015/16: Lewandowski (9)
2016/17: Cavani, Lewandowski (8)
2017/18: Firmino, Mané, Salah (10 Ç