Lista e Kosovës për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

Trajneri Bernard Challandes e ka bërë gati listën për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Indeksonline ka arritur të siguroj listën prej 24 futbollistëve që ka ftuar trajneri Challandes.

Ka disa risi nga hera e kaluar me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin Anel Rashkaj që do të grumbullohen me “Dardanët”.

Mesfushorët Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të lënduar.

Zyrtarisht ekipi do të grumbullohet me 2 qershor, por disa futbollistë pritet të vijnë më herët, pasi që kampionatet evropiane gati kanë përfunduar.

Portierë:

Samir Ujkani – Caykur Rizespor

Arijanet Muric – Manchester City

Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:

Florent Hadërgjonaj – Huddersfield

Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb

Fidan Aliti – Kalmar

Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron

Leart Paqarada – SV Sandhausen

Benjamin Kololli – FC Zurich

Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax

Mirlind Kryeziu – FC Zurich

Mesfushorë:

Anel Rashkaj – AFC Eskilstuna

Florent Hasani – Diosgyor

Bersant Celina – Swansea

Herolind Shala – Vålerenga Fotball

Idriz Voca – FC Luzern

Besar Halimi – Brøndby

Arbër Zeneli – Reims

Milot Rashica – SV Werder Bremen

Edon Zhegrova – Basel

Bernard Berisha – Akhmat Grozny

Sulmues:

Vedat Muriqi – Caykur Rizespor

Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday

Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb.