“Lironi pengjet tani, ndryshe më 25 janar përgatituni për ferrin” – Paralajërimi i fortë i Trump për vendet e Lindjes së Mesme

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Trump ka këkuar lirimin emenjëhershëm të pengejeve izraelite në Gaza në të kundërt ka paralajmëruar për ndëshkim të ashpër për gjithë të përfshirët, më paralajmërimin më të ashpër për Hamasin dhe mbështetësit e tij deri tani.

Në një postim në median e tij Truth Social Trump shkruan se pengjet duhen liruar tani,parta se ai të betohet më 25 janar.

“Të gjithë po flasin për pengjet që po mbahen në mënyrë kaq të dhunshme, çnjerëzore dhe kundër vullnetit të gjithë botës, në Lindjen e Mesme. Por gjithçka është thënë deri tani janë llafe bosh e asnjë asnjë veprim! Ju lutemi, lëreni këtë të shërbejë për të treguar se nëse pengjet nuk lirohen përpara 20 janarit 2025, datë që me krenari marr detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ferri do shpërthejë në Lindjen e Mesme për ata që janë përgjegjës për këtë mizori kundër njerëzimit. Ata që janë përgjegjës do goditen më fort se kushdo është goditur në historinë e gjatë dhe të shkruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. LIRONI PENGJET TANI!” – shkruan Trump.