Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka liruar nga detyra, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihaj.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Me kërkesë të patnerit të koalicionit (AAK), Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar në fillim të këtij mandati”, ka thënë Tahiri.
Kujtojmë se me largimin e Salihajt, në Komunën e Prishtinës, tri drejtori kanë mbetur pa drejtor.