Profesori i akuzuar për rastin e dhunës në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është liruar nga qendra e ndalimit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Kaltrina Shala.
Sipas saj, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës dhe në bazë të tyre, Prokuroria kishte inicuar procedurë penale dhe i dyshuari ishte ndaluar për 48 orë për dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” sipas nenit 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i Shtetit kishte paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor, por vendimi përfundimtar i mbetet gjykatës kompetente.
Sa i përket të miturit të përfshirë në rast, Prokurori i Departamentit për të Mitur ka iniciuar rastin me veprën penale “Sulmi” dhe po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për këtë çështje.
Liria e profesoriti vjen ndërkohë që hetimet mbi rastin vazhdojnë.









