Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj., për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sipas njoftimit të Gjykatës, ky vendim erdhi pas shqyrtimit gjyqësor, teksa institucioni e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj.
“Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile. Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, thuhet në njoftimin e Gjykatë










