Lirohet në procedurë të rregullt shtetasi serb që shpërndante afishe që nxisnin urrejtje në Leposaviq

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

Ai thuhet se është kapur duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe me përmbajtje të veprës penale për të cilën dyshohet.

“Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit ka hasur një person mashkull shtetas Serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në Gjuhën Serbe me përmbajtje të veprës penale ‘Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’”, thuhet në raportin 24-orësh. /teve1.info/

The post Lirohet në procedurë të rregullt shtetasi serb që shpërndante afishe që nxisnin urrejtje në Leposaviq appeared first on Kosovapost.net.