Lirohet bashkë me nënën foshnja pesëmuajshe nga Topanica e prekur me koronavirus

Foshnja pesëmuajshe e prekur nga koronavirusi, nga fshati Topanicë i Kamenicës është liruar nga Klinika Infektive bashkë me nënën e saj pasi që gjendja e tyre është stabile.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Kamenciës, Qëndron Kastrati ndërsa tha se prindërit me foshnje dhe të prekurit e tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim, njofton Klan Kosova.

”Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është e mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që prindërit me foshnje dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile”.