Lirimi i karburantëve: Litri i naftës ka gjasë të bie në 1 euro

Kosovarët nuk do të paguajnë 1.21 cent për një litër naftë.

Edhe benzina do të paguhet më pak se 1.31 cent për litër.

Ndonëse ende nuk dihet sa do të jetë, pasi varet nga lëvizjet në berzë, çmimi I derivative do të bie për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i tha Klanit se bazuar në standardin kosovar 1 euro për litër do ishte ideal, por kjo varet nga bursa ndërkombëtare.

Veç qytetarëve hajrin kësaj ulje do ia shohin edhe prodhuesit.

Sipas tij institucionet kosovare duhet të jenë të gatshme për t’u përshtatur çdo ndryshimi në arenën ndërkombëtare.

Edhe gardianët e konsumatorëve kërkojnë që shteti të lehtësojë barrën tatimore.

Pas shpalljes së tarifave të reja nga Trump, çmimet e naftës ranë ndjeshëm, duke rritur frikën për recesion në SHBA por edhe vënjen në vështirësi tek kompanitë e vogla energjetike amerikane.