Lirim Kastrati ka gjetur rrjetën në Superligën e Kroacisë.
Ylli i Kosovës ka arritur të shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij, Lokomotiva Zagreb, në udhëtim te Zapresiq.
Ky gol vjen si vazhdimësi e formës së mirë që po kalon Kastrati.
Për 20 vjeçarin, ky është goli i dytë këtë edicion në Kroaci.
Djaloshi nga Kamenica, pritet të jetë në listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit.