Lipjan, tri të mitura tentojnë të arratisen nga strehimorja e rehabilitimit

Tri vajza të mitura dyshohet se kanë tentuar të arratisen nga strehimorja në Lipjan ku ishin të vendosura për rehabilitim.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa të dyshuarat janë intervistuar në prani të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

“Tri vajza të dyshuara të mitura, janë intervistuar në prezencë të punëtorëve të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, nën dyshimin se të njëjtat kanë tentuar të arratisen nga strehimorja ku ishin të vendosura për rehabilitim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./teve1.info/

The post Lipjan, tri të mitura tentojnë të arratisen nga strehimorja e rehabilitimit appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.