Tri të mitura dyshohet se kanë tentuar të arratisen nga strehimorja në Lipjan, ku ishin të vendosura për rehabilitim.
Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa të dyshuarat janë intervistuar në prani të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.
“Tri vajza të dyshuara të mitura, janë intervistuar në prezencë të punëtorëve të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, nën dyshimin se të njëjtat kanë tentuar të arratisen nga strehimorja ku ishin të vendosura për rehabilitim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./teve1.info/
The post Lipjan, tri të mitura tentojnë të arratisen nga strehimorja appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.