Gary Lineker ka analizuar krizën e formës që po kalon Liverpool-i, duke theksuar se shkaku kryesor është mungesa e Trent Alexander-Arnold, i cili u transferua këtë verë te Real Madridi: “Në aspektin krijues, mbi të gjitha, ata e ndiejnë shumë mungesën e Trent.
Më parë, ndonjëherë Trent sulmonte dhe ekipi mbetej pak i zbuluar në mbrojtje, por ajo që ofronte përpara është e pazëvendësueshme. Nuk më vjen ndër mend asnjë lojtar tjetër në botë që luan atë pozicion me të njëjtin ndikim ofensiv”.
Ish-sulmuesi anglez shtoi se Mohamed Salah po ndjen veçanërisht mungesën e lidhjes që kishte me Trent: “Po, ndonjëherë mbeteshin të ekspozuar pas, por gjithmonë kishte dikë që mbulonte zonën. Sezonin e kaluar ishte Szoboszlai, më parë Henderson”.
Lineker e përmbylli me vlerësim të lartë për yllin anglez: “Ai vlen sa pesha e tij në ar, gjithmonë e kam thënë: mos u shqetësoni për ndonjë gabim të vogël mbrojtës, sepse ajo që ofron Trent përpara është e jashtëzakonshme”.
The post Lineker zbulon shkakun e krizës së Liverpool-it, ka të bëjë me goditjen e…. Real Madridit appeared first on Telesport.










