Mesfushori Lindon Emërllahu, zyrtarisht është transferimi më i shtrenjtë i afatit kalimtar dimëror në Rumani.
I konsideruar si talenti më i madh i vendit në vitet e fundit në Kosovë, Emërllahu është blerë nga CFR Cluj për 700 mijë euro nga Ballkani.
Ylli ynë është në krye të transferimeve më të shtrenjta të kryera në periudhën janar-shkurt 2025 në Superligën e Rumanisë.
Ai ndiqet nga Denil Maldonado, të blerë nga Universitatea Craiova nga FC Motagua për 500 mijë euro, njëjtë edhe dyshja e FCSC, Alex Stoian dhe Ionuț Cercel.
Klubi i Cluj sot e ka prezantuar gjatë ditës yllin e Kosovës, me një video interesante, ku shihet Emërllahu duke e vënë qershinë mbi tortë.
Top 10 transferimet më të shtrenjta në Rumani
1. Lindon Emmerlahu – nga Ballkani në CFR Cluj, për 700.000 euro
2. Denil Maldonado – nga FC Motagua në Universitatea Craiova, për 500,000 euro
3. Alexandru Stoian – nga Farul në FCSB, për 500.000 euro
4. Ionuț Cercel – nga Farul në FCSB, për 500,000 euro
5. Jordan Gele – nga Unirea Slobozia në FCSB, për 300,000 euro
6. Dino Skorup – nga Borac Banja Luka në Sepsi, për 275,000 euro
7. Elvir Koljic – nga Universitatea Craiova në Rapid, për 250.000 euro
8. Lukas Zima – nga Petrolul në FCSB, për 250,000 euro.
9. Juri Cisotti – nga Oțelul në FCSB, për 200,000 euro
10. Kader Keita – nga CFR Cluj te Rapid, për 100 mijë euro.