E vetmja gjë e sigurt është se 31-vjeçarja Nadezhda Zavialova solli në jetë fëmijën që mban në bark në shtëpinë e saj, por kur mjekët shkuan tek ajo, e gjetën foshnjën brenda në lavatriçe.
Gruaja vijon të pretendojë se vogëlushi, i ardhur në jetë para kohe, kishte vdekur gjatë lindjes. Por, diçka në rrëfimin e saj nuk e bind policinë, e cila po heton lidhur me ngjarjen, duke bërë që gruaja të vihet nën hetim.
Nga hetimet paraprake dihet se Denis, burri i 31-vjeçares, telefonoi policinë në mëngjes, pasi e gjeti të shoqen të larë në gjak.
Kur mjekët mbërritën, vogëlushi ishte brenda në lavatriçe. Lajmi në fjalë ka tronditur Talitsa, ku Nadezhda ishte e njohur për punën e saj si parukiere. Miqtë e saj tregojnë se gruaja ka tre fëmijë dhe se ishte një nënë shumë e mirë.