Limuzina e Putinit eksplodon pranë selisë së shërbimit sekret në Moskë

Një nga limuzinat e presidentit rus, Vladimir Putin, ka shpërthyer në flakë pas një shpërthimi të madh në një rrugë të Moskës.

Një nga automjetet që besohet të jetë “flota zyrtare e makinave” e presidentit rus u dogj nga flakët pranë selisë së shërbimit sekret FSB, të Moskës.

Besohet se zjarri nisi në motorin e makinës, por menjëherë pas kësaj, pjesa e brendshme e limuzinës Aurus mori flakë plotësisht.

Ndërsa tymi i zi mbuloi rrugën, stafi nga restorantet përreth nxituan jashtë për të provuar të ndihmonin përpara se shërbimet e urgjencës të zbrisnin në vendngjarje.

Nga videot e filmuara dallohet se pjesa e pasme e makinës është dëmtuar rëndë nga zjarri i madh.

Nuk dihet se kush ishte në timonin e makinës dhe as çfarë e shkaktoi shpërthimin.