Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për media është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesimin e votave të parregullta.
“Ajo që na ka shqetësuar është që tentimi përmes të votave të parregullta, dhe tentimi për të deformuar vullnetin e qytetarëve”, tha Limaj.
Ai gjithashtu është shprehur se Nisma ka aktualisht 5.5 për qind të votave.
“Unë dua t’i lajmëroj qytetarët e Kosovës, t’iu them që aktualisht Nisma dhe koalicioni ka 5.5 përqind të votave dhe tentimet e sotme që votat e parregullta të kthehen dhe të rikonsiderohen është tentim për deformim të vullnetit të qytetarëve”, tha Limaj.
Limaj ka apeluar institucionet të mos procesojnë votat e parregullta.
“Apeli im është të mos veprohet kundër ligjit, të mos procesohen votat e parregullta sepse kjo ndikon në integritetin e procesit zgjedhor”, tha Limaj.