Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që konstaton se zgjedhja e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës.
“Presidentja e ka shkelë Kushtetutën që e ka pranu konstituimin e kuvendit jokushtetues dhe ka dhënë mandat një njeriu të pazgjedhur”, tha Limaj në Pressing.
Limaj tha se presidentja Vjosa Osmani ka “shkelur Kushtetutën” dhe ka krijuar pasiguri juridike, duke kërkuar që ajo të marrë përgjegjësi, që sipas tij nënkupton dorëheqje.










