Fatmir Limaj u konfirmua edhe për katër vjet në krye të Nisma-s Socialdemokrate në Kuvendin Zgjedhor të partisë.
Limaj në adresimin e vet tha se politikën nuk e bën të diktuar përmes disponimeve ditore.
“Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti. Lidershipi është kur e tejkalon veten, kur në situatën e pazgjidhshme e gjen zgjidhjen, kur në situatën e pa komunikueshme e gjen komunikimin. Kur në situatën e pamundur e gjen të mundshëm për vendin tënd. Ky është lidershipi, kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Limaj.
Ai tutje tha se nuk bën kurrë politika që imponohen nga disponimet ditore apo rrjetet sociale
“As kam bërë, as do të bëj, as do të bëj kurrë politikat, të cilat imponohen ose ndërtohen nga disponimet ditore, nga rrjetet sociale apo nga kafet”, ka thënë Limaj.