Limaj: Ishim krah për krah, atëherë kur koha kërkonte guxim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar një fotografi të shumë viteve më parë që kishte bërë ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po jep dëshminë pro ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Njëri nga ish-eprorët e lartë të UÇK-së theksoi se ishin krah për krah edhe atëhere kur koha kërkonte guxim.

“Atëherë kur koha kërkonte guxim dhe vendime të mëdha, ishim krah për krah. Sot, fjala e dhënë dhe e vërteta qëndrojnë po aq fuqishëm sa atëherë”, shkroi ai në Facebook.