Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatir Limaj ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me kryeministrin në detyrë, njëherësh kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti për nesër në ora 16:00.
“Sigurisht që po , është në vazhdën e vizionit tim”, tha Limaj
Ndërkohë lideri i Nismës, që është deputet i Kuvendit tha se aktgjykimi i Kushtetueses ka vërtetuar qëndrimin e tij që e ka prej kohësh.
“Më vjen mirë që qëndrimin tim tash e disa muaj tash e ka vërtetuar edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Duhet marrëveshje politike, duhet konsensus me forca politike. Marrëveshje politike për të ndërtuar institucionet. Shpreh respektin tim për Gjykatën Kushtetuese, se pavarësisht gjendjes që është vendi, nuk e ka lejuar vetën të shndërrohet nga një institucion i pavarur, në një parti politike. Gjykata ka ruajtur me rolin e vetë strikt, kompetencat e veta duke tentuar që në hapësirën e vetë të jep mesazhe, porosi, por jo të shndërrohet në një parti politike”, tha Limaj para gazetarëve.
The post Limaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim appeared first on Kosovapost.net.