Limaj, i kënaqur me punën e Ekrem Kastratit, do ta rikandidojë për kryetar të Malishevës

NISMA e rikandidon Ekrem Kastratin për kryetar të Malishevës.

Lajmin e ka dhënë kreu i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se Malisheva Urbana është ajo që i bashkon.

“Vazhdojmë +4 me Ekrem Kastratin për Malishevën Urbane që na bashkon! Sot, me shumë krenari, njoftoj rikandidimin e mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Ekrem Kastrati, për kryetar të Malishevës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nën udhëheqjen e tij, Malisheva ka përjetuar ndryshime të mëdha: nga lirimi i hapësirave publike e ndërtimi i bulevardit “Ibrahim Mazreku”, deri te projekti madhor i “Sheshit të Dëshmorëve dhe Parkingut Nëntokësor”. Sot, qyteti jonë frymon ndryshe – është më i gjallë, më i bukur dhe më i afërt me të rinjtë dhe me mërgatën që e viziton çdo verë”.

“Ekrem Kastrati është vlerë e Llapushës. Ai është njeriu që riktheu shpresën, zhvillimin dhe kulturën në Malishevë. Dhe për këtë, jam i bindur se ai do të vazhdojë të jetë kryetar edhe për katër vitet e ardhshme. Malisheva Urbane ka nisur me Ekrem Kastratin. E bashkë me të, do ta çojmë deri në fund – me përkushtim, me besim dhe me përkrahjen e fuqishme të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

The post Limaj, i kënaqur me punën e Ekrem Kastratit, do ta rikandidojë për kryetar të Malishevës appeared first on Kosovapost.net.