Bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti e kanë mbajtur sekret një tjetër udhëtim për në kryeqytetin evropian, Bruksel.
Ata kanë shkuar për takime në zyrën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, në kohën që ajo nuk ndodhet fare në Evropë.
Federica Mogherini ka mbajtur një ligjëratë, të hënën, në Princeton University në New Jersey. Aty ajo ka folur për paqen në botë, duke thënë se “paqja nuk është thjesht që dy burra t’i shtrëngojë duart, por paqja kërkon korniza multilaterale”.
KTV-ja mëson se Limaj e Ahmeti e kanë takuar zv/drejtoreshën për Azi, Ballkan Perëndimor e Turqi, në zyrën e Mogherinit, Angelica Eichhorst. Asaj ia kanë dorëzuar Platformën e miratuar në Kuvend javën e kaluar nga partitë në pushtet dhe PSD-ja.