Fatmir Limaj thotë se Dimal Basha duhet të jap dorëheqje dhe të mos e ketë asnjë post.
“Ai duhet të jap dorëheqje sepse është dëm i madh, turp për Kosovën”, thotë Limaj.
Ai ka thënë se ‘ka dyshime nëse është konstituuar Kuvendi”.
Thotë se kjo situatë erdhi pasi skena politike, nuk arriti ta bëj një marrëveshje politike.
“Është fatkeqësi, tetë muaj çka ka ndodhur. Është lajm i keq për Kosovën.
Mungesa e kapacitetit për të bërë marrëveshje politike për vendin, në fakt e kam thënë edhe herave të tjera, prej kur jam deputet, asnjëherë nuk kam ngritë dorë kur kam pasë dyshime që shkelet ligji. Në këtë rast, sot, mendoj përvec shumë gjërave që kanë ndodhur, më shumë se një herë Kushtetuesja është marrë me këtë çështje. Partitë politike, kanë menduar se Gjykata Kushtetuese do të bëj marrëveshje politike për ta”, tha Limaj.










