Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ky subjekt politik e mirëpret aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i plotë:
NISMA Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë̈ politike të vazhdojnë̈ traditën e krijuar deri më sot në respektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Aktgjykimi sotëm i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një̈ qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo!
Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen.