Ligjërata e Speciales në Prishtinë, Hoxha: E çuditshme dhe shqetësuese

Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër”, ka folur rreth ligjëratës të mbajtur sot në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.

Hoxha tha se ligjërata fillimisht ishte e çuditshme, e sipas saj, edhe shqetësuese.

“Ishte shumë e çuditshme edhe si lajm. Ligjërata të hapura ka në çdo institucion, por ato bëhen me njoftimin e menaxhmentit institucional dhe bazuar në nevojën, qëllimin dhe përmbajtjen. Shqetësuese ishte sepse nuk dihej çka është ligjëruar si e para, dhe fillimisht cila ishte nevoja që të ligjërohej një ligjëratë e hapur për nxënës”, tha Hoxha në Klan Kosova.

Ndërkohë, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tha se është e dhimbshme se sa pak nxënësit mësojnë për historinë e re të vendit.