Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konsideruar se marrëdhënia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është lidhje gjaku.
Mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës, Haradinaj tha se ShBA ka shpëtuar shumë shqiptarë të Kosovës, dhe kanë derdhur gjak, transmeton Klankosova.tv.
“Por të mos ishte ndihma e tyre, do të kishim vështirësi. Por edhe pas luftës. Kemi nevojë për institucionet e sigurisë së Amerikës”, u shpreh Haradinaj.
Sipas tij, Kosova pa ndihmën e ShBA-së nuk do të ishte ku është sot.