Lideri i opozitës izraelite: T’i jepet fund edhe lu*ftës në Gaza

Lideri kryesor i opozitës izraelite, Yair Lapid, gjatë takimit javor të grupit të tij parlamentar deklaroi se Izraeli “nuk ka më asnjë interes për të vazhduar luftën në Gaza.”

“Shteti i Izraelit nuk ka më asnjë interes të vazhdojë luftën në Gaza, e tëra që ajo shkakton është dëm në nivelin e sigurisë, politikës dhe ekonomisë”, u tha Lapid ligjvënësve nga partia e tij e qendrës së djathtë, Yesh Atid.

Ai madje pretendoi se ushtria ndan të njëjtin mendim me të, duke kujtuar se ushtarët izraelitë shpesh vdesin në enklavën palestineze, të paktën 442 që nga fillimi i ofensivës tokësore më 27 tetor 2023, sipas autoriteteve.

“Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Eyal Zamir, u paraqit dje (e diel) para kabinetit dhe deklaroi se pritet që organet politike të vendosin për objektivin e radhës. Kjo do të thotë që ushtria nuk ka më objektiva në Gaza”, tha Lapid, duke renditur efektet e dëmshme të luftës në ekonomi.

Lufta filloi pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, dhe Izraeli atëherë ishte zotuar të eliminonte organizatën islamiste palestineze, megjithatë, pas më shumë se 20 muajsh lufte, Hamasi ende ekziston në Rripin e Gazës.

“Hamasi nuk do të eliminohet derisa të krijohet një qeveri alternative në Gaza”, tha Lapid, i cili mbështeti zhvillimin e bisedimeve me vendet arabe, përfshirë Egjiptin, me qëllim marrjen e kontrollit të Rripit të Gazës, diçka që asnjë vend nuk ka thënë se do të donte ta bënte deri më tani./rtsh

The post Lideri i opozitës izraelite: T’i jepet fund edhe lu*ftës në Gaza appeared first on Kosovapost.net.