Pas takimit të Këshillit të BE-së mbi Ukrainën, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dha masazhin për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën dhe avancimin e përpjekjeve për paqe me SHBA-në, transmeton Anadolu.
Costa bëri një deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, pas takimit të Këshillit të BE-së të mbajtur dje në Washington për të vlerësuar takimin e mbajtur me presidentin e SHBA-së Donald Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit evropianë.
Ai tha se pati bisedë telefonike me Zelenskyyn pas takimit të Këshillit, i cili mblodhi udhëheqësit e BE-së. “Krahas unitetit dhe mbështetjes së palëkundur të BE-së për Ukrainën, theksova vendosmërinë tonë për të vazhduar presionin ndaj Rusisë”, shtoi Costa.
Costa deklaroi se prioritetet kryesore janë ndalimi i masakrës, komunikimi i shkëmbimit të pengjeve, avancimi i shkëmbimit të të burgosurve dhe sigurimi i kthimit të fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia.
“Ne do të punojmë me SHBA-në për garanci konkrete dhe themelore të sigurisë. Ne do të përgatisim hapat e ardhshëm me Zelenskyyn dhe SHBA-në për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksoi Costa.
Ai përsëriti angazhimin për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Presidenti amerikan Trump u takua dje me Zelenskyyn dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë. Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz.
Trump tha se takimi i tij me udhëheqësit evropianë kaloi shumë mirë dhe se kishte filluar përgatitjet për një samit trepalësh ku do të takohen presidenti rus Putin dhe Zelenskyy, në të cilin do të marrë pjesë edhe ai.
The post Liderët e BE-së përsërisin angazhimin për të avancuar përpjekjet me SHBA-në për paqe në Ukrainë appeared first on Kosovapost.net.