Lewandowski te Juventusi? Flet Douglas Costa: Do t’ia këshilloja këtë gjë gjithë jetën

Douglas Costa nuk ka dyshime; Robert Lewandowski do të ishte perfekt për Juventusin. Ish-lojtari brazilian i “Zonjës së Vjetër”, tani aktiv në Serie D me Chievo, deklaroi për “Tuttosport”: “Robert shënon në çdo mënyrë. Te Juventusi do të ishte shumë i dobishëm, do ta këshilloja gjithë jetën ta vishte fanellën bardhezi. Ai shënon kudo dhe do ta bëjë këtë edhe për disa vite. Do të ishte perfekt për bardhezinjtë”.

Megjithatë, Costa nënvizoi vlerën e lojtarëve aktualë: “Bardhezinjtë e kanë tashmë një lojtar të madh përpara. Vlahovic është një pikë referimi. Ai mund të zhvillohet akoma, ka moshën e duhur, në garën për vendin e 4-t do të jetë vendimtar. Ka gjithçka për ta çuar Juventusin në Champions”.

Costa gjithashtu foli për temën e rikthimit të mundshëm në Torino: “Po, më 2023. Fola edhe me Bonuccin, u ofrova, shpresoja të ndihmoja sërish, por klubi nuk ishte me këtë mendje”. Ai përfundoi me një deklaratë dashurie: “Ende ndihem juventin brenda vetes”.

 

The post Lewandowski te Juventusi? Flet Douglas Costa: Do t’ia këshilloja këtë gjë gjithë jetën appeared first on Telesport.