Robert Lewandowski ishte lojtari që analizoi ndeshjen, menjëherë pas vërshëllimës finale. Pas festimit të shkurtër të trofeut, polaku foli për “Movistar” duke pranuar kënaqësinë e madhe.
Për ndjesitë: “Jemi shumë të lumtur, edhe një titull më shumë. Sa herë luajmë me Real Madridin është ndeshje e madhe. Luajtëm mirë pjesën e parë, edhe të dytën, kërkuam më shumë gola. Fitore kemi marrë dhe kjo është më e rëndësishmja”.
Për planin e lojës: “Reali luajti shumë i mbyllur poshtë dhe ne përpiqeshim të gjenim një mundësi të dytë për të shënuar. Ndonjëherë na duhet pak më shumë durim; nëse krosojmë kemi gjithashtu mundësi. Më e rëndësishmja është që fituam 3-2, kemi një tjetër titull dhe tani jemi shumë, shumë të lumtur”.
Për Raphinha: “Ai e di si dhe kur të shënojë, është gjithmonë në momentin dhe vendin e duhur. Jemi mirë si ekip, fitojmë si ekip”.
The post Lewandowski: Sa herë luajmë ndaj Real Madridit është ndeshje e madhe, jemi shumë të lumtur appeared first on Telesport.










