Lewandowski: Rashford ka gjithçka për të qenë kampion te Barça, besojini atij

Sulmuesi Marcus Rashford ka gjithçka për të bërë mirë dhe për të qenë kampion, por i duhet dikush që i qëndron pas për t’i dhënë besimin për të realizuar potencialin e tij të madh. Ky është mendimi i sulmuesit polak Robert Lewandowski për shokun e tij të skuadrës te Barcelona.

Duke folur ekskluzivisht për “Sky Sports”, Lewandowski foli për admirimin e tij për talentin e sulmuesit të huazuar nga Manchester United. Barcelona ka një çmim opsioni prej rreth 26 milionë eurosh për të nënshkruar Rashford me një marrëveshje të përhershme këtë verë.

I pyetur nëse ishte i befasuar nga cilësia dhe karakteri i Rashford, Lewandowski tha: “Pas disa seancave stërvitore, jo. Ai ka potencial të madh. Ai ka gjithçka: Ka shpejtësi, ka teknikë, ka një gjuajtje, ka këmbën e majtë, këmbën e djathtë… ka aftësi”.

“Por Marcus është lojtari që nëse i jep besim dhe ai sheh se ti beson tek ai, ai mund të të kthejë 200 përqind. Ai është një djalë shumë i mirë. Ne folëm sepse jemi ulur në dhomën e zhveshjes pranë njëri-tjetrit”, shtoi Lewandowski.

Më tej, polaku tha: “Ne gjithashtu luajmë ping-pong. Shoh që ky djalë është shumë i sjellshëm, shumë i mirë, por edhe për shkak të kësaj ai ka nevojë për dikë që i qëndron pas. Nëse ai ka këtë besim, ai me të vërtetë mund të luajë futbollin e tij më të mirë dhe në nivelin më të mirë“.

The post Lewandowski: Rashford ka gjithçka për të qenë kampion te Barça, besojini atij appeared first on Telesport.