Robert Lewandowski, në një intervistë për podcastin “High Performance”, tha se nuk ka frikë nga mbarimi i karrierës si futbollist: “Po filloj të përgatitem për këtë, të mendoj për gjërat që mund të bëj pas futbollit”. Sulmuesi polak, 37 vjeç, e përfundon kontratën me Barcelonën më 30 qershor, por nuk përjashtohet mundësia të luajë edhe një sezon, ose të vazhdojë në destinacione të tjera.
Ai pranoi se futbolli është pjesë e rëndësishme e jetës, por jo e gjithë jeta: “Kur isha i ri mendoja vetëm për futbollin, tani e di që jam pranë fundit të karrierës. Nëse ndjej ndryshim në trupin tim, do të jem gati të ndaloj”.
Lewandowski tregoi për rolin e tij në Barcelonë: “Kur erdha, klubi donte që unë t’u transmetoja disiplinë të rinjve. Në fakt kuptova se duhet të lidhesha ndryshe me ta. Fillova të mësoja nga ata, gjithashtu. Empatia dhe kultura rreth futbollit janë të rëndësishme. Ata e kuptojnë shumë futbollin, më mirë se ne në moshën e tyre”.
The post Lewandowski: Nuk kam frikë ta mbaroj karrierën, po mendoj për pas futbollit appeared first on Telesport.










