Lewandowski me 5 oferta në tavolinë, të ardhmen e vendos pas zgjedhjeve presidenciale

Robert Lewandowski, sulmuesi 37-vjeçar që i përfundon kontrata me Barcelonën më 30 qershor, po e shqyrton me qetësi të ardhmen e tij. Ai nuk do të marrë vendim para prillit, pra para zgjedhjeve presidenciale të klubit më 15 mars. Do të analizojë ofertën e Barcelonës dhe propozimet e shumta që ka në tavolinë.

Sipas burimeve pranë rrethit të sulmuesit polak, ai ka 5 oferta serioze për ta vazhduar karrierën larg Barcelonës. Interesimi i Chicago Fire (MLS) përflitet që prej dhjetorit, kur “Bild” raportoi për këtë. Bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, ka qenë në Çikago për çështje biznesi dhe thuhet se ka vlerësuar edhe mundësinë e jetesës atje.

Milan, Atlético Madrid, Fenerbahçe dhe Arabia Saudite përmenden gjithashtu, por me më pak siguri. Duke qenë se më 21 gusht mbush 38 vjeç, për Lewandowskin paraja nuk është më prioritet. Ai kërkon stabilitet dhe lumturi familjare. Për këtë arsye do të favorizojë Barcelonën, nëse oferta e rinovimit, edhe më e ulët, është në lartësinë e nivelit të tij.

The post Lewandowski me 5 oferta në tavolinë, të ardhmen e vendos pas zgjedhjeve presidenciale appeared first on Telesport.