Barcelona ka shënuar fitore ndaj Gironas me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Liderët e La Ligas e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar në disa raste me Robert Leëandoëskin, Fermin Lopezin dhe Ronald Araujon, por pa sukses.
Goli që zhbllokoi takimin erdhi në minutën e 43-të, kur Lamine Yamal gjuan nga një goditje dënime, ndërsa topi devijohet nga Ladislav Krijeci për të pëfunduar në rrjetë (1-0).
Por Girona barazoi menjëherë në fillimin e pjesës së dytë me Aranut Danjuma që shënoi për 1-1.
Në minutën e 61-të, Barcelona riktheu rezultatin në 2-1 me golin e Roberto Lewandowskit pas asistimit të Fermin Lopez.
Polaku shënoi edhe njëherë në minutën e 77-të për 3-1, pas asistimit të Frenkie de Jong.
Krejt në fund kishte kohë edhe për një gol të Ferran Torres që shënoi për 4-1.
Barcelona me këtë fitore mbetet lider me 66 pikë tri më shuëm se sa Real Madridi.