Lewandowski: E ardhmja? Kam ende kohë për të vendosur, harrojeni përgjysmimin e pagës!

“Ka ende kohë për të vendosur. Nuk ndiej asnjë presion dhe për momentin nuk e di as vetë se cilën rrugë do të marr”. Pas muajsh zërash dhe spekulimesh, Robert Lewandowski flet hapur për të ardhmen e tij. Sulmuesi polak, i cili në moshën 37-vjeçare do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, nëse nuk rinovon deri në fund të sezonit, ka aktualisht një kontratë prej 20 milionë eurosh neto në vit.

Në një intervistë për gazetarin polak Bogdan Rymanowski, ai sqaroi: “Nuk flas me trajnerin për interesa të mundshme të klubeve të tjera. As nuk bëhet fjalë për uljen e pagës sime përgjysmë”.

Sulmuesi, që shumë tifozë të Milanit ëndërrojnë ta shohin në shtator me fanellën kuqezi, në një operacion të ngjashëm me ‘Modric bis’, theksoi se vendimi do të varet nga dëshirat e klubit dhe nga ajo që do ta konsiderojë më të mirën për veten: “Gjithçka do të varet nga projekti sportiv i klubit dhe roli që mund të kem nën drejtimin e Hansi Flick”.

 

The post Lewandowski: E ardhmja? Kam ende kohë për të vendosur, harrojeni përgjysmimin e pagës! appeared first on Telesport.