Lewandowski dhe keqardhjet e tij për “Topin e Artë”: E meritova, por e di si funksionon…

Robert Lewandowski foli për karrierën, të ardhmen dhe mungesën e “Topit të Artë” në palmaresin e vet: “Si shënoj ende kaq shumë? Mendoj gjithmonë se topi do të vijë tek unë. Kur vjen, duhet të jem më i shpejtë, më i fortë dhe më i zgjuar se kundërshtari. Mos mendo, shëno dhe kaq”.

Sulmuesi polak ndjehet ende në formë: “Mund të qëndroj në nivel të lartë edhe dy ose tri vite. Jam i fortë. Testet fizike tregojnë se jam si më parë. Njerëzit gabojnë kur mendojnë se 37 vjeç do të thotë rënie. Fiziologjikisht nuk ndihem pas lojtarëve të rinj, përkundrazi”.

Për “Topin e Artë” pranoi një “peng”: “Kam fituar gjithçka, përveç këtij trofeu. Mendoj se do ta kisha merituar, por nuk mund ta ndryshoj këtë. Nuk do të isha lojtar apo njeri tjetër po ta kisha fituar. Futbolli ka shumë gjëra përreth, ndonjëherë edhe politikë… E di si funksionon”.

 

The post Lewandowski dhe keqardhjet e tij për “Topin e Artë”: E meritova, por e di si funksionon… appeared first on Telesport.