Bayer Leverkuseni ka bërë hap fals në shtëpi duke barazuar pa gola ndaj Union Berlinit.
Dominimi ishte i tëri i skuadrës së Xabi Alonsos, ku patën 75 për qind të posedimit të topit në ndeshje, por në fund vlejti vetëm një pikë.
Në anën tjetër, Union Berlini pati krejt ndeshjen një shans të mirë, ku shënoi gol në minutën e 11-të por që i njëjti u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë barazim, Leverkuseni ka 63 pikë dhe gjendet pesë pikë larg Bayern Munichut i cili është në vendin e parë me 68 sosh, teksa Union Berlini pozicionohet në vendin e 13-të me 34 pikë.
Ndër më të mirët në këtë takim ishte mesfushori shqiptar me shtetësi zvicerane, Granit Xhaka, i cili pati notën 7.4.