Leverkusen zgjedh si pasues të Ten Hag trajnerin që çoi Dortmundin në finalen e Champions League

Situatë aspak e zakontë ajo që ka ndodhur me Bayer Leverkusen. Klubi gjerman shkarkoi Erik ten Hag vetëm pas dy javëve të para në kampionat, për rezultate të dobta, 1 barazim dhe një humbje.

Të ndodhur në një situatë urgjente, Leverkusen ka nisur kontaktet e para për të gjetur trajnerin e ri. Së pari, “Aspirinat” kontaktuan Xavi-n, por ish-trajneri i Barcelonës i refuzoi duke u shprehur se nuk e mendon tani për tani rikthimin në krye të stolit.

Mediat gjermane raportojnë se Leverkusen ka nisur kontaktet me Edin Terzic, ish-trajnerin e Borussia Dortmund, i cili pas largimit nga verdhezinjtë ka qendëruar i “papunë”. Te Dortmund, ai ishte shumë pranë fitimit të Bundesligës, por shanset e tij u shkatërruan në ndeshjen e fundit me një barazim dramatik kundër Mainz.

Po ashtu ai udhëhoqi Dortmund deri në finalen e Champions League, ku në fund u mund 2-0 nga Real Madrid.

The post Leverkusen zgjedh si pasues të Ten Hag trajnerin që çoi Dortmundin në finalen e Champions League appeared first on Telesport.