Leverkusen shumë i lehtë për Bayern, bavarezët drejt fitores së 15-të rresht (video)

Bayern Munich është duke shkuar drejt fitores së 9-të rresht në Bundesligë dhe të 15-ës rresht në të gjitha garat për këtë sezon. Edhe pse me shumë yje në stol me qëllim të ruhen për supersfidën e mesjavës së ardhshme në Champions League ndaj PSG-së, Bayern e ka shumë të lehtë ndaj Leverkusen.

Në minutën e 25-të, ishte serge Gnabry që zhblloki rezultatin, duke dërguar topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga Bischof.

Nicolas Jackson dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, sulmuesi shënoi me kokë pas krosimit të Konrad Laimer. Ky ishte goli i parë në Bundesligë për sulmuesin senegalez. Një moment i bukur ishte duartrokitja e Harry Kane që gjendet sot në stol, pas golit të Jackson. Anglezi tregon kurajo dhe mbështetje për shokun e ekipit, shumë i kritikuar javët e fundit.

Në fund të pjesës së parë, Loic Balde shënon autogol për miqtë. Mbrojtësi francez shtyn në rrjetë topin e futur në zonë nga Joshua Kimmich.

The post Leverkusen shumë i lehtë për Bayern, bavarezët drejt fitores së 15-të rresht (video) appeared first on Telesport.