Leverkusen gjen në Spanjë trajnerin e ri. Ish-ylli i Real Madrid është gati të bëjë hapin e madh në karrierë

Pas shkarkimit të papritur të Erik ten Hag, vetëm pas dy javëve të para në Bundesligë, drejtuesit e Leverkusen po shqyrtojnë disa alternativa për trajnerin e ri. Një emër që po fiton shumë terren është ai i Raul Gonzalez.

Që kur mbylli karrierën si futbollist, Raul Gonzalez Blanco ka punuar intensivisht në zhvillimin e tij si trajner, duke udhëhequr ekipin e dytë të “Los Blancos”, Real Madrid Castilla, për disa sezone.

Aktualisht pa një ekip, Raul Gonzzlez është gati për të marrë përgjegjësinë dhe për të bërë padyshim hapin e madh në karrierë. Te Leverkusen shpresojnë që me Raul Gonzales të përsërisin suksesin e arritur nga Xabi Alonso.

Edhe pse nuk është marrë ende vendimi përfundimtar, stili i qetë i Raul Gonzalez, por edhe kërkues, i kombinuar me statusin e tij si ikonë ndërkombëtare, e vendosin atë përpara trajnerëve të tjerë në listë. Brenda javës pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i Leverkusen.

The post Leverkusen gjen në Spanjë trajnerin e ri. Ish-ylli i Real Madrid është gati të bëjë hapin e madh në karrierë appeared first on Telesport.