Letra emocionuese e Buffon për vdekjen e Manninger: Një mik dhe person që gjithmonë e kam admiruar

Mes shumë reagimeve për vdekjen e papritur të Alexander Manninger në një aksident rrugor, nuk mund të mungonte Gianluigi Buffon. Portieri austriak kishte qenë për vite me radhë zëvendësi i tij te Juventusi, ndaj Buffon i kushtoi një mesazh prekës në rrjetet sociale pas lajmit tragjik:

“I dashur Alex, çdo fjalë është e tepërt. Çdo lot do të ishte vetëm hidhërim për humbjen e një miku dhe personi që gjithmonë e kam admiruar. Kishe zgjedhur të mbeteshe i pavarur nga varësia e botës së futbollit, duke kërkuar lumturinë në gjërat e thjeshta. Bëje një jetë të shëndetshme mes pyjeve, peshkimit, natyrës, familjes.

Ky ishte besimi yt. Në një botë shpesh të përkulur e të nënshtruar, që ndjek dominimin, karrierizmin dhe fitimet e lehta, ti ke mbrojtur gjithmonë lirinë tënde, me krenarinë e atij që di çfarë do. Ke pasur forcën të largohesh dhe të na shohësh me atë buzëqeshjen tënde ironike, sikur të thoje: Jeni të gjithë të çmendur, nuk do të më keni kurrë… Jam i sigurt se nga lart do të vazhdosh t’i udhëheqësh fëmijët e tu dhe bashkëshorten tënde të re. Prehu në paqe! Gigi”.

Manninger humbi jetën, pamje tronditëse nga aksidenti. Treni i shkatërroi makinën në kalimin hekurudhor

The post Letra emocionuese e Buffon për vdekjen e Manninger: Një mik dhe person që gjithmonë e kam admiruar appeared first on Telesport.