Një dokument i publikuar në emisionin Debat Plus hedh dritë mbi një letër të pazakontë që Nazim Bllaca, dëshmitari i njohur i aferave të pasluftës, i kishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë letër, Bllaca kërkonte që t’i njihej statusi i invalidit të luftës, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj institucioneve që, sipas tij, kishin refuzuar kërkesën.
Por ajo që bie në sy janë tonet shantazhuese dhe përmendjet e drejtpërdrejta të zyrtarëve të lartë të UÇK-së dhe të qeverisë së pasluftës.
Letra, që mban gjuhë të drejtpërdrejtë dhe akuza të rënda, përmend edhe ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-deputetin Azem Syla, për të cilin Bllaca pretendon se ishte kryetar i komisionit për verifikimin e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Në fund të letrës, Bllaca i drejtohet Thaçit me një paralajmërim të hapur duke i përmendur një komunikim të vitit 2009 përpara publikimit të një CD-je me përmbajtje komprometuese, të cilën ai më pas e bëri publike.
“Z. Kryeministër, unë ju kam shpallur luftë individëve, mirëpo ju po i paraprini zgjerimit të akuzave, siç edhe më keni dërguar porosi në nëntor të vitit 2009 lidhur me publikimin e CD pak ditë para se të publikohej CD-ja ime. Bllaca do të presë derisa në zyrën tuaj të vijë një kryeministër tjetër, e që besoj se do të ma njohë statusin e invalidit, kuptohet vetëm mbi bazën e provave”, përfundon letra.
The post Letër me tone kër*cënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të lu*ftës nga Hashim Thaçi appeared first on Kosovapost.net.