Prej sot është lëshuar në qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës, shkruan fokusi.info.
Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjësë shumë të frekuentuar të Prishtinës.
Njoftimin për këtë e ka bërë Komuna e Prishtinës, të cilit i ka bashkëngjitur edhe disa fotografi./fokusi.info/