Kapsula e Space X, “Crew Dragon”, e dizajnuar për të transportuar njerëz, është lëshuar në hapësirë.
“Taksia e hapësirës” u lëshua me sukses nga qendra hapësinore “Kennedy” e Floridës.
Ky është një fluturim provë dhe për këtë arsye kapsula u dërgua në hapësirë pa njerëz. Nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë mund të përdoret për të dërguar astronautë rregullisht në hapësirë.
Ndërkohë, Elon Musk, i cili shpreson se së shpejti do mund t’i çojë njerëzit në Mars, ka deklaruar që ky është hapi i parë drejt dërgimit të klientëve në hapësirë.
Ai ka sqaruar se një udhëtim me “taksi” për në hapësirë mund të shkojë deri në 200 mijë dollarë./joq